23 vjeçja me burrin e saj milioner 56 vjeç kanë 10 foshnja surrogate, thonë se duan të ketë 105 fëmijë

Bota

23 vjeçja me burrin e saj milioner 56 vjeç kanë 10 foshnja surrogate, thonë se duan të ketë 105 fëmijë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Christina Ozturn me femijet e saj

Ajo ka 11 fëmijë në total, dhe thotë se nuk janë mjaftueshëm, por meqë është e pamundur që të lind aq fëmijë vet, përdorë nëna surrogate.

Një grua nga Rusia, ka pritur në jetë 10 foshnja surrogate me burrin e saj milioner brenda 10 muajv. Mirëpo ajo thotë se kjo nuk është mjaftueshëm dhe dëshiron të ketë 105 fëmijë.

Christina Ozturn, 23 vjeçe, e takoi burrin e vet Galip Ozturk, 56 vjeç, gjatë pushimeve në Batumi, meqë ai është një pronar hoteli.

Image

Ajo ka një vajzë të quajtur Vika që është 6 vjeçe nga një lidhje e mëparshme dhe ata zgjodhën të përdorin nëna surrogate për të lindur foshnjat, sepse donin sa më shumë fëmijë sa më shpejtë.

Fëmija i par, Mustafa, lindi me 10 mars 2020, ndërsa e fundit është Olivia, që lindi me 16 janar 2021.

Ajo thotë se ka një rutinë shumë strikte për kujdesin e fëmijëve, të gjithë flenë në ora 20 deri në ora 6 të mëngjesit.

Image

Christina thotë se ishe dashuri në shikim të parë me burrin e vetë dhe thotë se ai është si një princ i përrallave. Edhe Galip tha se ajo është shumë e lehtë në lidhje, nuk krijon telashe dhe gjithmonë është e buzëqeshur.

Ai thotë se gruaja e tij është femra ideale që kishte dashur gjithmonë, dhe si një diamant i pagdhendur, e pastër dhe e butë.

Ajo thotë se edhe pse Galip është shumë më i vjetër, ata menjëherë u pajtuan të kenë shumë fëmijë së bashku. Christina thotë se ajo kishte në plan të mbante të gjitha shtatzënitë vetë, por ishte e vështirë për të përmbushur dëshirën e tyre për të pasur shumë fëmijë.

Image

Ata shpenzuan rreth $9,707 në secilën shtatzëni. Mirëpo nuk është se nuk kanë pasur telashe me nënat surrogate. Sipas ligjit të Gjorgjisë, nëna surrogate nuk ka të drejta mbi foshnjën, sepse ajo vetëm e mbanë gjatë shtatzënisë, dhe biologjikisht fëmija është plotësisht e Christina dhe Galip.

Mirëpo njëra prej nënave refuzoi të jap foshnjën pas lindjes, por ligji e detyroi që ta dorëzoj foshnjën tek prindërit biologjik.

Vetëm femra të reja dhe të shëndetshme që kanë pasur një lindje mund të aplikojnë për të qenë nëna surrogate, dhe ato kalojnë shumë testime fizike dhe përgatitje psikologjike paraprakisht.

Image

Nëna e 11 fëmijëve, thotë se ajo kujdeset sa më shumë që mundet vetë për foshnjat e saj, dhe kujdestaret mbajnë ditarë mbi foshnjat. Ato shënojnë çdo detaj në ato ditare.

Ajo thotë se i ka trajnuar secilën prej kujdestareve personalisht dhe nuk lejon amatorë. Ajo jep instruksione se çfarë të iu lexohet fëmijëve, në çfarë rendi, në çfarë kohe dhe për sa kohë.

Nëse fëmija qanë, kujdestarja e ka të ndaluar ta kapë në dorë, por duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të qetësuar foshnjën.

Të gjitha foshnjat ushqehen me ushqime shtëpiake, dhe as një gram më shumë apo më pak se ajo ka thënë.

Ajo gjithashtu u detyron kujdestaret të bëjnë fotografi të pelenave të përdorura nga foshnjat, për tu siguruar se a është duke i shkaktuar ndonjë problem me jashtëqitje ushqimi foshnjës.

Në ditarë shkruhen të gjitha detajet, sa sasi dhe sa herë ka ngrënë fëmija, sa ka fjetur, sa ka ecur, sa herë ka shkuar në tualet, sa herë ka qarë dhe çdo ndryshim në trup. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat