Ndërroi emrin dhe bëri operacione plastike që të takoj ish-të dashurën përsëri, pasi policia i vuri urdhër ndalimi për abuzim ndaj saj

Bota

Ndërroi emrin dhe bëri operacione plastike që të takoj ish-të dashurën përsëri, pasi policia i vuri urdhër ndalimi për abuzim ndaj saj

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:24
James Mack

Burri nga New Jersey, po që nuk diti se ku të ndalonte duke u përpjekur të kthehet me të dashurën e vetë, pavarësisht urdhër ndalimit.

40 vjeçi James Mack nga Camden u dënua me 6 muaj burgim në vitin 2017, për abuzim ndaj të dashurës së tij në atë kohë, dhe gjithashtu morri urdhër ndalimi për të provuar ta takoj atë.

Mirëpo kjo nuk duket se e ndaloi. Për të kontaktuar dhe për tu afruar përsëri me ish-të dashurën, e cila vetë e kishte paditur, ai ndërmori transformime ekstreme që të mos e njihte ajo.

Ai legalisht e ndërroi emrin e tij në Jason Monroe, dhe ndërmori 37 operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij.

Ai madje edhe ndërmori operacionin e kordave vokale, që është një operacion shumë delikat për të ndryshuar zërin e tij.

Sarah Lopez, ish e dashura e tij, tha se ajo nuk e kishte idenë fare se kush ishte ai kur e takoi rastësisht në palestër.

Ajo tha se: “Unë thjeshtë e pashë këtë burrë të bukur që kishte të njëjtën shije si unë në muzikë, filma, ushqim, gjithçka… Mu duk sikur ishte dërguar nga Zoti si dhuratë për gjithçka që kam hequr”.

Lopez tregoi se gjërat ishin shumë mirë për disa javë, por ngadalë ajo filloi të vërente se diçka nuk ishte në rregull me të dashurin e saj të ri.

Ai dinte shumë gjëra për familjen dhe miqtë e saj, dhe një mëngjes, ai aksidentalisht tha diçka për herën e parë që kishin qenë bashkë, dhe ajo e kuptoi menjëherë se kush ishte në të vërtetë.

Sapo e kuptoi kush ishte, ajo telefoni policinë dhe iku. Pas më pak se 30 minutave ai u arrestua disa blloqe më larg.

Ai u arrestua dhe u burgos për shkelje të urdhrit të ndalimit dhe u dënua me 3 vite burgim dhe gjobë $10,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat