Apel i vendeve të ‘Med-5’ për një ekuilibër të solidaritetit dhe përgjegjësisë në Paktin e ri Evropian të Emigracionit

Bota

Apel i vendeve të ‘Med-5’ për një ekuilibër të solidaritetit dhe përgjegjësisë në Paktin e ri Evropian të Emigracionit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Gjashtë muaj pas fillimit zyrtar të negociatave mbi Paktin e ri Evropian për Emigracionin dhe Azilin, ministrat e pesë vendeve mesdhetare në vijën e frontit të emigrimit masiv drejt Evropës, në një konference në Athinë, kanë shprehur shqetësimet kryesore qe ende mbeten të pazgjidhura duke theksuar se vazhdojnë të shohin çekuilibra të konsiderueshëm në tekstet Legjislative të cilat janë larg nga parimi i solidaritetit dhe ndarja e drejtë e barrës, siç përcaktohet në nenin 80 të Konventës së BE.

Qipro, Greqia, Italia, Malta dhe Spanja qe krijuan grupin “MED-5” vitin e kaluar në një përpjekje për të formuar një front të bashkuar brenda BE , përsërisin thirrjen e tyre “për një ekuilibër të nevojshëm real midis solidaritetit dhe përgjegjësisë, pasi në formën e tij aktuale, Pakti nuk siguron garanci të mjaftueshme për shtetet anëtare të vijës së frontit.

Notis Mitarachis, Ministri Grek i Emigracionit dhe Azilit:

Nuk është e mundur qe pesë vende dhe në rastin e Greqisë pesë ishuj të Egjeut, të mbajnë barrën për të gjithë kontinentin Europian. Gjithashtu diskutuam nevojën e një mekanizmi europian për kthimet dhe dëbimet.

Edhe zv/presidenti I Komisionit Europian   tha se ka ardhur koha që solidariteti në çështjen e emigracionit të bëhet realitet me  mbrojtjen e fortë të kufijve të jashtëm të BE dhe gjithashtu te marrëveshje të reja dinamike me vendet e treta te origjinës se emigranteve, nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut.

Margaritis Schinas, Nënkryetar i Komisioinit Europian:

Tani kemi ardhur në një pikë ku duhet të pajtojmë gjeografinë Europiane me solidaritetin e Evropës. Dhe nëse ekziston një shqetësim që rezulton nga këto bisedime këtu sot, është fakti qe nevoja për solidaritet të bëhet realitet.

Në takimet e punës me ministrat përkatës të MED -5 ka marre pjese edhe kryeministri Mitsotakis, për të theksuar pozicionimin e Greqisë dhe vendeve te vijes se frontit, tek te cilat sipas Paktit te ri bie barra me e madhe për rruajtjen e kufirit,ndersa eshte bere thirrje se do te këtë garanci për të gjithë emigrantet dhe azilkërkuesit”, me funksionimin e një mekanizmi të centralizuar evropian të riatdhesimit apo zhvendosjes se tyre nga një vend në vendin tjetër anëtar.

Konferenca përkoi me një proteste të qindra emigranteve në qendër të Athinës me kërkesa për sigurinë, të drejtën e azilit dhe arsimimin e gjithë atyre që rrezikuan jetën për të mbërritur në brigjet e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat