Egjipt, parada miliona dollarëshe

Bota

Egjipt, parada miliona dollarëshe

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Me mijëra egjiptianë pritet të mbushin rrugët e Kairos këtë të shtunë, pasi autoritetet vendase do të transportojnë udhëheqësit e lashtë të vendit drejt muzeut të ri historik të kryeqytetit Egjiptian.

Parada konsiderohet historike dhe do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie, gjaku mbretëror i mumjeve dhe statusi i tyre si thesar kombëtar e bëjnë këtë iniciativë një nga më të veccantat e historisë moderne të Egjiptit.

Në një vlerë multi milionë dollarëshe, 22 mumie, 18 faraonë dhe 4 mbretëresha do të lëvizin sot nga muzeu neoklasik Egjiptian për në muzeun e ri kombëtar të civilizimit Egjiptian. Rruga që do të bëjnë mumjet mbretërore egjiptiane është e gjatë 5 kilometra dhe parakilimi i artë pritet të ndiqet me interes, jo vetëm nga vendasit por nga e gjithe bota.

Ato do të transportohen sipas rendit kronologjik të mbretërimit të tyre – nga sundimtari i Dinastisë së XVII  tek Ramses IX, i cili mbretëroi në Shekullin e XII para Krishtit.

Egjipti përjetoi një rritje të mprehtë të infeksioneve Covid-19 një vit më parë, por pas një rënie në numrin e rasteve dhe vdekjeve, kufizimet në tubimet në ajër të hapur u hoqën.

Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes së te Shtunës është parakalimi i mummies se Mbretit Ramses II, faraoni më i famshëm i Mbretërisë së Re, i cili sundoi për 67 vjet dhe mbahet mend për nënshkrimin e traktatit të parë të njohur të paqes.

Çdo mumje do të vendoset në një automjet të zbukuruar të pajisur me amortizues të veçantë dhe të rrethuar nga një autokolonë, përfshirë kopjet e karrocave te tërhequra me kuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat