Një palestinez ther dy izraelitë në Jerusalem, vritet nga policia

Bota

Një palestinez ther dy izraelitë në Jerusalem, vritet nga policia

Më: 25 maj 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një burrë palestinez theri dhe plagosi dy izraelitë të hënën në Jerusalemin Lindor, para se të vritej nga policia. Njëri nga të plagosurit është ushtar.

Sipas shërbimit ambulantor izraelit, Magen David Adom, dy të plagosurit janë në të njëzetat, ndërsa njëri është në gjendje më të rëndë e tjetri është plagosur më lehtë, shkruan Reuters.

Policia izraelite tha se sulmuesi është neutralizuar. Për ta saktësuar gjendjen e tij, shërbimi emergjent konfirmoi se i dyshuari është vrarë.

Incidenti ndodhi afër lagjes Sheikh Jarrah, ku dëbimi i mundshëm i familjeve palestineze nxiti protesta masive dhe ndikoi në fillimin e luftimeve 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Në këtë konflikt u vranë mbi 250 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat