OKB do të mbajë një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar për arrestimin e gazetarit nga Bjellorusia

Bota

OKB do të mbajë një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar për arrestimin e gazetarit nga Bjellorusia

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:30
OKB

Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një takim të me dyer të mbyllura të mërkurën, për devijimin e destinacionit të aeroplanit “Ryanair” si dhe për arrestimin e gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, i cili ishte në atë aeroplan.

Disa diplomatë thanë se takimi, i cili do të jetë virtual, u kërkua të mbahej nga Franca, Irlanda dhe Estonia.
Franca është një shtet manëtar i përhershëm i OKB-së së bashku me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Rusisë. Irlanda dhe Estonia janë anëtare jo të përhershme këtë vit.

Kjo vjen pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord që të vendosen disa sanksione kundër shtetit të Bjellorusisë, duke përfshirë ndalimin e linjave ajrore të saj që të përdorin hapësirën ajrore të bllokut dhe aeroportet.

Udhëheqësit e BE-së kërkuan gjithashtu lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Roman Protasevich, një armik kryesor i Presidentit autoritar Bjellorus Aleksandër Lukashenko.

“Ne nuk do të tolerojmë që dikush mund të përpiqet të luajë një ruletë ruse me jetën e civilëve të pafajshëm,” tha shefi i Këshillit të BE-së, Charles Michel, i cili kryesoi takimin e BE-së.

Krerët e BE-së erdhën në vendim në një samit emergjent të mbajtur të hënën dhe pritet të zbatojnë vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Minskut sa më shpejt, shkruan Euroneës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat