Një anije me mallra ka rrezik të fundoset në det, ekziston rreziku për katastrof natyrore

Bota

Një anije me mallra ka rrezik të fundoset në det, ekziston rreziku për katastrof natyrore

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Një anije mallrash e ngarkuar me kimikate është duke u fundosur në brigjet e Shiri Lankës, duke shkaktuar frikën e një katastrofe mjedisore.

“X-Press Pearl” e regjistruar në Singapor kishte qenë e përfshirë nga zjarri për dy javë para se të shuhej zjarri këtë javë.

Qindra ton naftë nga rezervuarët e karburantit mund të rrjedhin në det, duke shkatërruar jetën që zhvillohet në det.

Shteti i Shiri Lankës dhe marina e Indisë kishin punuar së bashku gjatë ditëve të kaluara në një përpjekje për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar anijen nga fundosja.

“Shpëtuesit po përpiqen ta tërheqin anijen në det para se të fundoset për të minimizuar ndotjen detare, por zona e pasme e anijes është zhvendosur”, ka thënë për BBC, zëdhënësi i Marinës së Shiri Lankës, Kapiteni Indika Silva, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat