Njerëzit po përballen me gjobë deri në 3,000 euro për ‘vjedhjen’ e rërës në ishullin Sardenja

Bota

Njerëzit po përballen me gjobë deri në 3,000 euro për ‘vjedhjen’ e rërës në ishullin Sardenja

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Disa njerëz po përballen me gjobë deri në 3,000 euro, për heqjen e rërës së plazhit dhe guaskave nga ishulli italian i Sardenjës, raportojnë mediet lokale.

Sipas BBC, autoritetet thanë të shtunën se 41 individë ishin raportuar për vjedhjen e rreth 100 kilogramë të sendeve nga plazhet në incidente të veçanta.

Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës cilësohet e çmuar në ishull dhe është rreptësisht e ndaluar ta heqësh atë.

Tregtia e rërës, guralecëve dhe e guaskave të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017.

Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, raporton BBC, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhjen e pasurive të tyre natyrore.

Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, thuhet se e marrin rërën për ta mbajtur si “dekor”, ose e vendosin në ankand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat