Thyhet për tri ditë resht rekordi i temperaturës më të lartë në këtë qytet

Bota

Thyhet për tri ditë resht rekordi i temperaturës më të lartë në këtë qytet

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:20
Ilustrim

Temperaturat shumë të larta të shënuara në shumë pjesë të botës janë të pazakonta.

Vala e të nxehtit që përfshiu Paqësorin veriperëndimor në SHBA dhe në Kanada, ka përmbysur shumë rekorde sa i përket temperaturës maksimale për muajin qershor, e në disa edhe ato të të gjitha kohërave.  Mirëpo në një stacion të Kanadasë, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme meteorologjike.  Në stacionin e Lytton, në provincën e British Columbias, atje për tri ditë rradhazi u dërmua rekordi i temperaturës maksimale absolute për territorin e Kanadasë.

Së pari ditën e diel temperatura maksimale arriti në 46.6C, duke kaluar temperaturën maksimale prej 45C të regjistruar më 5 korrik të vitit 1937 në provincën Saskatchevan, në stacionet Midale dhe Yellowgrass.

Mirëpo pasi të nxehtit vazhdoj të mbetej edhe më tutje, ditën e hënë temperatura arriti deri në 47.9C, e derisa ditën e martë kapi vlerën prej 49.6C, pra 50C, duke e kaluar rekordin e vjetër për gati 5C, që si ngjarje është e pazakonshme, madje edhe nëpër zona mjaft të nxehta të globit ku regjistrohen këso temperatura kaq të larta.

E poashtu me këtë temperaturë, u shënua edhe një rekord sa i përket temperaturës më të lartë të regjistruar në gjerësi gjeografike mbi paralelen e 45. E temperatura deri në 49C në Amerikën veriore kryesisht mund të regjistrohen në jugperëndim të SHBA-ve, nga Kalifornia jugore, Nevada apo edhe Arizona.  Pra kjo valë e të nxehtit patjetër që do të jetë historike, siq e kanë konsideruar shumë klimatolog botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat