Disa persona të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një rafineri të Rumanisë

Bota

Disa persona të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një rafineri të Rumanisë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

jë shpërthim i fuqishëm ndodhi në rafinerinë Petromidia në Navodaria, Rumani.

Dy persona u plagosën, njoftoi media lokale. Ekziston një rrezik i madh nga shpërthime dhe zjarre të reja.

Ministri i Mjedisit, Tanzos Barna tha se shpërthimi mund të ketë pasoja të mëdha mjedisore gjersa raportohet se ka edhe të lënduar.

Sipas vlerësimeve të para, reja e tymit po lëviz drejt detit, shtoi ministri.

Tetë kamionë zjarrfikës, dy ekuipazhe të ndihmës së shpejtë dhe një njësi e lëvizshme e kujdesit intensiv u dërguan në vendin e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat