E tmerrshme/16-vjeçari tenton ta përdhunojë 91-vjeçaren në shtëpinë e saj

Bota

E tmerrshme/16-vjeçari tenton ta përdhunojë 91-vjeçaren në shtëpinë e saj

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Një djalë 16-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një grua 91-vjeçare, pasi hyri me forcë në shtëpinë e të moshuarës në mes të natës. Ngjarja ka ndodhur në Adelaide të Australisë.

Adoleshenti e gjeti në gjumë zonjën e shtëpisë dhe u mundua ta përdhunonte, por kur ajo u zgjua dhe nisi të bërtasë, i riu u largua nga dritarja.

Emri i 16-vjeçarit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës, madje gjyqtari nuk lejoi as median që të ishte të pranishme në seancë.

Avokati i të riut kërkoi që detajet kyçe të çështjes mos të zbuloheshin për publikun, pasi do të shkaktonin turpërimin e familjes së personit të akuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat