Në botë çdo minutë vdesin nga uria 11 njerëz

Bota

Në botë çdo minutë vdesin nga uria 11 njerëz

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:47
Foto Ilustrim

Çdo minutë të kaluar, 11 njerëz vdesin shkaku i urisë në botë, njoftoi organizata Oxfam.

Gjashtë herë më shumë njerëz janë të uritur se vitin e kaluar në këtë kohë, sipas raportit “Virusi i urisë po shumëfishohet”.

Oxfam deklaroi se vitin e kaluar, më shumë njerëz vdiqën nga uria sesa nga COVID-19. Shtatë njerëz vdesin në një minutë si rezultat i infeksionit me coronavirusin, raporton ap.

Presidenti i Oxfam, Abby Maxman tha se “statistikat janë të frikshme, por se duhet të merret parasysh se ata janë njerëz që vuajnë dhe se një njeri që vdes nga uria është shumë”.

Maxman shtoi se tani rreth 155 milionë njerëz në botë jetojnë në pasiguri kur bëhet fjalë për ushqimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat