28 mercenarë, kjo është skuadra qe ekzekutuan Presidentin e Haitit

Bota

28 mercenarë, kjo është skuadra qe ekzekutuan Presidentin e Haitit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:07
Skuadra qe ekzekutuan Presidentin e Haitit

Një grup prej 28 mercenarësh të huaj, përfshirë ushtarë kolumbianë në pension, ishin atentatorët që vranë Presidentin e Haitit Jovenel Mouse në fillim të kësaj jave, sipas një deklaratë të policisë, shkruan BBC.

Shumica u arrestuan pas një “lufte” me armë në kryeqytetin Port-au-Prince, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar. Të përgjakur, të dyshuarit u shfaqën para mediave të enjten, së bashku me një sërë armësh të sekuestruara.

Tetë persona të dyshuar janë në arrati dhe tre të tjerë janë qëlluar për vdekje nga oficerët e policisë. Në orët e para të së mërkurës, një grup personash të armatosur mësynë shtëpinë e presidentit në kryeqytetin, Port-au-Prince,  duke qëlluar atë dhe gruan e tij.

Moise u gjet i shtrirë me 12  plumba dhe vdiq menjëherë në vendngjarje, sipas autoriteteve. Gruaja e tij Martine u plagos rëndë dhe është dërguar në Florida,  e cila tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sipas një deklaratë të policisë, 15 persona të përfshirë në atentat ishin kolumbianë dhe dy Haitian-Amerikanë. Civilë, të zëmëruar nga ngjarja tragjike u bashkuan me policinë në gjetjen e vrasësve.

Ata ndihmuan policinë në kërkonte dhe gjurmonte disa prej tyre që ishin fshehur pas shkurreve. Turma më vonë i vuri flakën tre makinave të të dyshuarve dhe shkatërroi provat. Shefi i policisë bëri thirrje për qetësi, duke thënë se populli nuk duhet ta vendosë drejtësi vetë.

Tajvani konfirmoi se 11 nga të dyshuarit u arrestuan në ambasadën e saj. Ata ishin fshehur në oborrin e ambasadës.

Motivi i sulmit është ende i paqartë. Sidoqoftë, Kryeministri i Haitit Claude Joseph tha për BBC se presidenti 53-vjeçar mund të ishte shënjestruar sepse po luftonte korrupsionin. Në një konferencë për shtyp, policia gjithashtu u tregoi gazetarëve pasaporta kolumbiane.

“Të huajt erdhën në vendin tonë për të vrarë presidentin”, tha Charles.

Qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga të dyshuarit ishin anëtarë në pension të ushtrisë së saj.

Kolumbia gjithashtu është zotuar se do  të ndihmojë Haitin në hetimet për vrasjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat