Polonia tërheq ligjin e kontestuar nga BE për reformën në drejtësi

Bota

Polonia tërheq ligjin e kontestuar nga BE për reformën në drejtësi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Kreu i partisë kryesore të koalicionit konservator qeverisës në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, njoftoi se ligji që parashikonte një trupë disiplinor për mbikëqyrjen e gjyqësorit, i kontestuar ashpër nga Bashkimi Evropian, do të hiqet nga paketa e reformës në drejtësi.

"Ne do të heqim Dhomën Disiplinore (të Gjykatës Supreme) në formën në të cilën ajo funksionon aktualisht dhe subjekti i mosmarrëveshjes (me BE) do të jetë më", tha kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Kaczynski specifikoi se propozimet e para për të modifikuar reformën duhet të paraqiten në shtator.

Gjykata e Drejtësisë e BE -së më 14 korrik urdhëroi Poloninë që të ndërpresë menjëherë aktivitetet e dhomës disiplinore të Gjykatës Supreme të themeluar si pjesë e reformës në sistemin gjyqësor, një organ përgjegjës për mbikëqyrjen e gjyqtarëve, me fuqinë për t’u hequr imunitetin dhe për t'i ekspozuar ata ndaj ndjekjes penale ose për t’u ulur pagat. E njëjta gjykatë vendosi më 15 korrik, se kjo Dhomë "nuk ofroi të gjitha garancitë e paanshmërisë dhe pavarësisë" dhe "nuk ishte imune nga ndikimet direkte ose indirekte nga autoritetet legjislative dhe ekzekutive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat