SHBA fillon evakuimin e ambasadës

Bota

SHBA fillon evakuimin e ambasadës

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Kabul, 15 gusht- Kryengritësit taleban kanë pushtuar të dielën (15 gusht) dhe qytetin kyç lindor të Afganistanit, Jalalabad pa luftë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë kryeqytetit, Kabul.

Shtete e Bashkuara gjithashtu kanë filluar evakuimin e diplomatëve të tyre dhe po dërgojnë më shumë trupa për të ndihmuar në sigurimin e aeroportit të Kabulit dhe ambasadës pasi përparimet rrufe të talebanëve e kanë sjellë grupin islamik në derën e kryqeqytetit brenda pak ditësh.

 “Ne kemi vetëm një grup të vogël njerëzish që po largohen tani, shumica e stafit është larguar’ tha një zyrtar amerikan për Reuters ditën e sotme.

Rënia e Jalalabad i jep kryengritësve kontrollin e një rruge që çon në qytetin pakistanez të Peshawar, një nga autostradat kryesore në Afganistanin pa dalje në det.

Pasi forcat e udhëhequra nga SHBA tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre të mbetur në muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua pasi mbrojtja e ushtrisë afgane u shemb.

Presidenti Joe Biden të shtunën autorizoi vendosjen e 5,000 trupave amerikane për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve dhe për të siguruar një tërheqje "të rregullt dhe të sigurt" të personelit ushtarak.

Presidenti afgan Ashraf Ghani të shtunën (14 gusht) zhvilloi bisedime me udhëheqësit vendorë dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. 

Ghani dhe Blinken diskutuan përpjekjet urgjente për të zvogëluar dhunën në Afganistan, tha Departamenti i Shtetit.

Katari, i cili ka qenë mikpritës i bisedimeve paqësore deri më tani mes qeverisë afgane dhe talebanëve, tha se u kishte kërkuar kryengritësve të pushonin zjarrin. 

Ghani nuk ka dhënë asnjë shenjë për t'iu përgjigjur kërkesës së talebanëve që ai të japë dorëheqjen si kusht për çdo armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat