Nga tërmeti në Haiti me qindra viktima

Bota

Nga tërmeti në Haiti me qindra viktima

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar, pas tërmetit të fuqishëm 7.2 ballë, që goditi Haitin të shtunën duke shkaktuar 304 viktima. Epiqendra e tërmetit ishte 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

SHBA dhe disa vende të tjera kanë dërguar ndihma në Haiti, ndërsa vendi është goditur rëndë dhe nga pandemia e koronavirusit. Tërmeti goditi gjithashtu pak më shumë se një muaj pasi Presidenti Jovenel Moïse u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, duke e çuar vendin në kaos politik.

Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë e shtoi mjerimin në Haiti. Disa qindra viktima janë regjistruar, mijëra të plagosur si dhe dëme të shumta.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar, ndërsa disa qytete pothuajse janë shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan. Tërmeti me një thellësi rreth 10 kilometra që u ndje në Kubë dhe Xhamjaka është më i madh se tërmeti që goditi Haitin 11 vjet më parë, nga i cili humbën jetën mijëra njerëz.

Pasojat e tërmetit mund të përkeqësohen pas ditës së hënë, teksa parashikohet që Haitin ta godasë dhe stuhia tropikale ‘Grace’.

Kryeministri Ariel Henry tha se autoritetet po përpiqeshin të dërgonin ndihma në qytetet ku dëmet janë më të mëdha dhe spitalet janë të tejmbushur me pacientë. Për një muaj kryeministri i Haitit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi një përgjigje të menjëhershme dhe emëroi administratoren e USAID -it, Samantha Power si zyrtare e lartë që koordinon përpjekjen e SHBA për të ndihmuar Haitin.

‘USAID do të ndihmojë në vlerësimin e dëmeve dhe do të ndihmojë në rindërtimin e vendit’, tha presidenti Biden. Argjentina dhe Kili gjithashtu ishin ndër vendet e para që dërguan ndihmë.

Spitalet në Haiti janë të mbingarkuara ndërsa vendi lufton dhe me pandeminë. Vetëm muajin e kaluar, vendi me 11 milionë njerëz mori grupin e parë të vaksinave kundër koronavirusit të dhuruara nga SHBA, përmes një programi të Kombeve të Bashkuara për vendet me të ardhura të ulëta.

Tërmeti goditi gjithashtu pak më shumë se një muaj pasi Presidenti Jovenel Moïse u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, duke e çuar vendin në kaos politik.

Haiti, ku shumë njerëz jetojnë në rrethana të vështira, goditet shpesh nga tërmetet uraganet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat