Pavarësisht ngrohjes globale, meteorologu: Shtresa e akullit në Antarktidë dhe Arktik në shifra rekord

Bota

Pavarësisht ngrohjes globale, meteorologu: Shtresa e akullit në Antarktidë dhe Arktik në shifra rekord

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:47
Arktik

Komuniteti shkencor ka dhënë alarmin për ndryshimet klimaterike dhe efektet e tyre në Tokë.

Vala e të nxehtit që goditi shumë vende të botës këtë verë, shqetësoi ekspertët, ndërsa u regjistruan temperatura rekord.

Sidoqoftë, sipas meteorologut Theodore Kolydas, shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, megjithëse toka kaloi këtë vit muajt më të nxehtë.

“Vëllimi i akullit në Detin Arktik është rritur me 20% në krahasim me vitin e kaluar dhe është pak nën mesataren 2004-2013. Shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, edhe pse toka kaloi muajin më të nxehtë,” shkroi meteorologu në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat