Grushtshtet në Guinea: Ushtarët thonë se kanë marrë pushtetin

Bota

Grushtshtet në Guinea: Ushtarët thonë se kanë marrë pushtetin

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:45
Grushtshtet në Guinea: Ushtarët thonë se kanë marrë pushtetin

Një kolonel i ushtrisë së Guineas ka marrë nën kontroll televizionin shtetëror të dielën dhe ka deklaruar se Qeveria e presidentit Alpha Conde ka rënë dhe se kufijtë e shtetit në perëndim të Afrikës janë mbyllur, raporton agjencia AP.

Njoftimi në televizionin shtetëror ka ardhur pak orë pas të shtënave me armë në afërsi të pallatit presidencial.

Zhvillimet dramatike të dielën mbajnë shenjat e një grushteti. Pas kapjes së valëve të transmetimit, ushtarëat kryengritës u zotuan për të rivendosur demokracinë dhe i vuan vetes emrin: Komiteti Kombëtar i Mbledhjes dhe Zhvillimit.

Koloneli Mamadi Doumboya u ul me një flamur të Guineas, ndërsa kishte disa ushtarë rreth vetes, ndërsa lexoi deklaratën.

“Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin e vet”, ka thënë ai.

Ai nuk ka përmendur vendndodhjen e Condes dhe nuk ka bërë të ditur se ku ishte udhëheqësi 83-vjeçar gjatë sulmit të së dielës. Popullariteti i Condes ka rënë kur ai kërkoi një mandat të tretë vitin e kaluar, duke thënë se kufizimi i mandateve nuk vlen për të.

“Personalizimi i jetës politike ka përfunduar. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu, do t’ia besojmë njerëzve”, ka thënë Doumbouya.

Doumbouya, që udhëheqës njësitin special në ushtri, ka thënë se po vepron në interesin më të mirë të shtetit me 12.7 milionë banorë. Ai ka thënë se nuk është bërë përparim i mjaftueshëm politik që nga pavarësia nga Franca në vitin 1958.

“Nëse shihni gjendjen e rrugëve tona, nëse shihni spitalet tona, atëherë e kuptoni se pas 72 vjetëve, është koha për zgjim. Duhet të zgjohemi”, ka thënë Doumbouya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat