“Ju s’na ndihmuat kur nuk shitëm naftë, pse t’ju ndihmojnë ne tani?” / Mesazhi i Putin për Europën

Bota

“Ju s’na ndihmuat kur nuk shitëm naftë, pse t’ju ndihmojnë ne tani?” / Mesazhi i Putin për Europën

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:16
Vladimir Putin

“Europa nuk ndihmoi vendet prodhuese të karburantit gjatë periudhës së karantinës kur kërkesa për naftë ra në nivele historike, ndaj as vendet prodhuese të naftës e gazit s’kanë detyrimin që të ndihmojnë Europën duke rritur prodhimin për të ulur çmimet”.

Ky ishte thelbi i një deklarate të Presidentit rus, Vladimir Putin, që fajësoi Europën për krizën aktuale të çmimit të energjisë që po kalon dhe sistemin e ngritur keq në rrjetet e furnizimit me lëndët djegëse.

Putin tha se vitin e kaluar, vendet prodhuese të naftës, përfshirë këtu edhe Rusia që është një nga prodhuesit më të mëdhenj të saj, u përballën me një krizë të thellë për shkak të rënies së fortë të kërkesës.

“Vendet anëtare të OPEK dhe shtetet që nuk janë pjesë e kësaj organizate arritën të organizojnë një ndërveprim efektiv, në kushtet e pandemisë të sigurojnë qëndrueshmëri në degën e naftës dhe çfarë është veçanërisht e rëndësishme, të krijojnë kushtet për aktivitetin e investimeve”, deklaroi ai.

Putin tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në Europë ka shkaktuar rritjen e çmimit të gazit dhe jo e kundërta. Ai akuzoi disa vende se po përdorin axhendën e ndryshimeve klimatike për promovimin e interesave të tyre ekonomike dhe politike.

“Axhenda për ndryshimet klimatike nuk duhet të kthehet në një armë për promovimin e interesave ekonomikë dhe politikë të vendeve të caktuara. Ne duhet të krijojmë së bashku rregulla transparentë, të drejtë, të qartë dhe të njëjtë për të gjithë, të cilat do të veprojnë në një nivel global”, tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat