Bill Gates ia dha gazetares një çek dhe i tha: Shëno shumën e parave që do të dëshiroje dhe unë do t’i jap, është mundësia jote e fundit!

Bota

Bill Gates ia dha gazetares një çek dhe i tha: Shëno shumën e parave që do të dëshiroje dhe unë do t’i jap, është mundësia jote e fundit!

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:05
Bill Gates nga ana e djathtë

Bill Gates, një ndër njerëzit më të pasur të botës i ftuar në emisionin “This Morning” bisedoi ma gazetaren lidhur me suksesin e tij.

Gjatë bisedës Gates u pyet nga gazetarja se si kishte arritur të bëhej aq i suksesshëm dhe ai i ofroi asaj një çek të hapur ku ajo mund të shkruante shumën e dollarëve që do donte dhe ai ishte i gatshëm t’a jepte.

Nga kjo bisede gazetarja u ndje e ofenduar dhe iu përgjigj: ”Zoti Bill Gates, nuk po flas për këtë. Unë vetëm të pyeta se cili është sekreti i suksesit tuaj”.

Ai ia dha sërish çekun, por ajo përsëri nuk e pranoi. Bill Gates i tha:

“Është mundësia jote e fundit. Merre dhe shëno sa të duash.”

“Sekreti i suksesit tim është se nuk humbas asnjë shans siç bëre ti. Nëse do të kishe filozofinë për t’i parë situatat dhe propozimet si mundësi, mund të ishe bërë gazetarja më e pasur në botë.

Dallimi midis meje dhe teje është se unë shoh mundësi në gjithçka, ndërsa ti ke parë gjithçka përveç një mundësie.” vazhdoi më tej Gates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat