​35 vjet burg për vrasësin e motrave në Londër

Bota

​35 vjet burg për vrasësin e motrave në Londër

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:53
​35 vjet burg për vrasësin e motrave në Londër

Një adoleshent që vrau me thikë dy motra në piknik në një park në veri të Londrës, duke besuar në një pakt satanik gjaku, është dënuar sot me 35 vjet burg nga gjykata.

19-vjeçari Danyal Hussein, zgjodhi rastësisht dhe qëlloi për vdekje Bibaa Henry e Nicole Smallman më 6 qershor të vitit të kaluar.

Në gjykatë u tha se ai kishte nisur një “fushatë hakmarrjeje” kundër grave, me të cilën besonte se do të fitonte një çmim te madh në lotari.

Policia e gjurmoi atë me anë të ADN-së si dhe zbuloi një letër të shkuar me dorë për një demon të quajtur “Mbreti Lucifuge Rofocale” e cila ishte nënshkruar me gjak dhe kërkonte vrasjen e gjashtë grave.

Hussein ka refuzuar të dëshmojë në gjyq duke thënë se nuk është përgjegjës për vrasjet dhe as për shkrimin e paktit. Por ai u shpall fajtor për dy vrasjet e grave të pafajshme dhe u paraqit me lidhje video nga burgu u sigurisë së lartë për të mësuar dënimin.

Ai mori dy dënime me burgim të përjetshëm me një minimum prej 35 vjetësh prapa hekurave.

Avokati i tij Riel Karmy-Jones nuk kërkoi shtyrje të seancës megjithëse raporti psikiatrik mundësonte të tjera vlerësime.

Gjykatësja Philippa Whipple tha se i akuzuari kishte vrarë brutalisht Nicole Smallman e Bibaa Henry paraditen e 6 qershorit me besimin se “gjaku do ta shpërblente”.

“Ti i gjete në park këto dy gra të panjohura. I zure në befasi dhe i vrave me thikë. Tërhoqe trupat e tyre dhe i vendose në një pozë përqafimi duke i denigruar edhe në vdekje. Kjo shkatërroi jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”.

“Jam e sigurt që ti kreve këto vrasje si pjesë e pazarit tënd me Djallin për pushtet e pasuri, sado absurde mund të duket kjo për të gjithë ne”.

27-vjeçarja Nicole dhe 46-vjeçarja Bibaa, ishin duke festuar datëlindjen e motrës së tyre më të madhe në Fryent Park në Wembley, në veri të Londrës, kur u sulmuan barbarisht.

Kontrolli në shtëpinë e vrasësit kishte zbuluar një libër me formula magjie, simbole diabolike dhe dy “pakte gjaku”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat