Uashingtoni u kërkon amerikanëve të largohen nga Etiopia

Bota

Uashingtoni u kërkon amerikanëve të largohen nga Etiopia

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Departamenti i Shtetit thotë se i dërguari special amerikan për Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman do të qëndrojë në Etiopi të enjten dhe të premten. Ndërkohë, forcat rebele nga rajoni verior Tigray thanë se po i afrohen kryeqytetit ndërsa qeveria në Addis Abeba shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Të enjten Etiopia shënon një vjetorin e luftimeve brutale midis forcave qeveritare të rreshtuara me forcat e Eritreas dhe rebelët në rajonin verior Tigray. Aktualisht forcat rebele thonë se po përparojnë drejt kryeqytetit dhe se Addis Abeba mund të bjerë brenda disa muajsh apo javësh.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, u zotua se qeveria e tij do të triumfojë.

“Etiopia nuk do të bjerë por do të përparojë. Etiopia do të ekzistojë përgjithmonë me nderin e saj, duke mposhtur të gjithë ata që e testojnë atë përmes gjakut dhe eshtrave të fëmijëve të saj”.

Image
Abiy Ahmed

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje banorëve të mbrojnë lagjet e tyre nëse rebelët futen në kryeqytet. Presidenti i rajonit Tigray, Debretsion Gebremichael, fajësoi qeverinë etiopiane dhe aleatët e saj për vuajtjet.

“Luftënxitësit vendosën të vazhdojnë luftën dhe ne hymë në këtë luftë sepse e vetmja mundësi që kishim ishte të shkatërronim me forcë armiqtë tanë”.

Image
Debretsion Gebremichael

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u bëri thirrje të gjitha palëve që tu japin fund luftimeve dhe të mbrojnë jetët dhe të drejtat e qytetarëve. Ai tha se Departamenti i Shtetit aktualisht ka ngritur në shkallën më të lartë nivelin e paralajmërimit për udhëtimet drejt Etiopisë.

“Po i po këshillojmë qytetarët amerikanë që të mos shkojnë në Etiopi. Po i këshillojmë qytetarët amerikanë në Etiopi që të shqyrtojnë largimin e menjëhershëm përmes rrugëve egzistuese.”

Image
Ned Price

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, tha se konflikti njëvjeçar u shënua nga "brutaliteti ekstrem".

“Kemi baza të arsyeshme për të besuar se gjatë kësaj periudhe, të gjitha palët në konfliktin në Tigray kanë kryer shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut, ligjit humanitar dhe të refugjatëve. Disa nga këto mund të jenë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Civilët në Tigray janë bërë objekt i dhunës brutale dhe vuajtjeve”.

Image
Michelle Bachelet

Një raport nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut me Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut, të krijuar nga qeveria, gjeti se dhuna seksuale ka qenë e shfrenuar në konflikt, duke detajuar raportet e përdhunimeve në grup nga palë të ndryshme kundër grave dhe vajzave, por edhe ndaj burrave dhe djemve./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat