Valë e re infektimesh, Zelanda e Re regjistron mbi 200 raste të reja me COVID-19

Bota

Valë e re infektimesh, Zelanda e Re regjistron mbi 200 raste të reja me COVID-19

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Duket se një valë e re infektimesh ka shpërthyer edhe në Zelandën e Re.

Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re, në 24 orët e fundit ka shënuar 205 raste të reja me COVID-19.

Momentalisht janë 4.648 raste aktive prej të cilëve 6 janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv.

Deri më tani 10.176 persona janë diagnostikuar me virus ndërsa 40 persona e kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat