Nëntë persona vdesin pasi rrëzohet aeroplani privat në Republikën Domenikane

Bota

Nëntë persona vdesin pasi rrëzohet aeroplani privat në Republikën Domenikane

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Një aeroplan privat është rrëzuar në Republikën Domenikane, duke lënë të vdekur nëntë persona sa ishin në bord, sipas linjës ajrore dhe mediave lokale.

Grupi i Aviacionit Helidosa tha në llogarinë e tij në Twitter se avioni Gulfstream me dy anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë ishte nisur nga aeroporti El Higuero për në Miami pak përpara se të kërkonte të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Las Americas në Santo Domingo.

“Ky aksident na trishtoi shumë”, tha kompania.

Ai nuk dha detaje se pse pilotët e ndërprenë fluturimin apo se cilat ishin shkaqet e mundshme të rrëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat