Përvjetori i kryengritjes, protesta masive në Sudan

Bota

Përvjetori i kryengritjes, protesta masive në Sudan

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Njerëzit në të gjithë Sudanin i janë bashkuar protestave masive për marrjen e pushtetit nga ushtria, derisa shënojnë përvjetorin e tretë të kryengritjes popullore.

Qindra mijëra persona kanë marshuar në kryeqytetin Khartoum, ku forcat e sigurisë iu hodhën gazsjellës.

Demonstratat e vitit 2019 e kanë çuar vendin në përmbysjen e ish-presidentit autoritar të Sudanit, Omar al-Bashir.

Udhëheqësit civilë dhe ushtarakë e patën të  vështirë të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, deri kur u bë grushtshteti në tetor.

Muajin e kaluar, kryeministri i rrëzuar i vendit, Abdalla Hamdok, u rikthye në detyrë, pasi u vu në arrest shtëpie për marrjen e pushtetit ushtarak.

Por, kjo nuk ka arritur të ndalojë protestat në vend, ku protestuesit kanë bërë thirrje për një udhëheqje politike tërësisht civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat