​Polonia ngrit nivelin e alarmit të sigurisë kibernetike për shkak të kërcënimit terrorist

Bota

​Polonia ngrit nivelin e alarmit të sigurisë kibernetike për shkak të kërcënimit terrorist

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Polonia ngriti sot nivelin e alarmit për shkak të kërcënimit terrorist në fushën e sigurisë kibernetike në të gjithë vendin pas sulmit kibernetik të javës së kaluar ndaj Ukrainës dhe shtoi se kjo masë është parandaluese.

“Futja e këtij niveli paralajmërimi do të thotë se administrata publike do të jetë e detyruar të kryejë monitorim të shtuar të sistemeve të sigurisë. Kjo për shkak të një shkeljeje të mundshme të sigurisë në fushën e komunikimeve elektronike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Teknologjive Digjitale, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve PAP, përcjell Reuters.

Sipas deklaratës, niveli i alarmit në Poloni, fqinji perëndimor i Ukrainës, do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së dielës.

Javën e kaluar, Ukraina u godit nga një sulm kibernetik që paralajmëroi ukrainasit "të kenë frikë dhe të presin më të keqen".

Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë se qëndron pas sulmit kibernetik, dhe se në sulm janë prekur rreth 70 vende të organeve qeveritare, duke përfshirë Ruajtësin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kabinetin e Ministrave dhe disa ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat