Shembet një ndërtesë në veriperëndim të Sirisë, vdes një grua dhe tre fëmijët e saj

Bota

Shembet një ndërtesë në veriperëndim të Sirisë, vdes një grua dhe tre fëmijët e saj

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Është shembur një ndërtesë në veriperëndim të Sirisë, ku vdiq një grua dhe tre fëmijët e saj, ndërsa burri i saj dhe tre fëmijët e tjerë mbijetuan.

Këtë e konfirmuan grupi opozitar i Mbrojtjes Civile Siriane, të cilët bënë të ditur se shembja e ndërtesës ndodhi mbrëmë në skajin jugor të qytetit të Idlib të Siria, shkruan AP.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur gjithashtu si “Helmetat e Bardha”, tha se operacionet e shpëtimit në ndërtesën dykatëshe zgjatën rreth katër orë.

Nëna dhe një nga fëmijët e saj u nxorrën të vdekur nga shpëtimtarët, ndërkaq dy fëmijët e tjerë vdiqën pasi u nxorrën, si pasojë e plagëve të marra.

Më vonë gjatë natës, babai dhe tre fëmijët e tjerë u nxorën të gjallë dhe u dërguan në spital për mjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat