Ish-snajperisti britanik niset për në Ukrainë: Goditja që do i jap Vladimir Putinit

Bota

Ish-snajperisti britanik niset për në Ukrainë: Goditja që do i jap Vladimir Putinit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 21:39
Ushtari në pension Shane Matthews

Një ish-snajper i Ushtrisë Britanike iu kthye punës së tij të vjetër. Mori armën dhe po udhëton drejt e në Ukrainë dhe beson se është detyra e tij të luftojë kundër atij që ai vetë e quan, "Hitlerit të sotëm" Vladimir Putin.

Ushtari në pension Shane Matthews, tha se do të shkojë në vijën e parë për të trajtuar ukrainasit e plagosur dhe për të ofruar trajnime për civilët që ngrihen kundër forcave të Putinit.

Por veterani, 34 vjeç, shtoi se ai është më se i gatshëm të mbajë armë dhe të luftojë nëse është e nevojshme.

Ai i është përgjigjur me guxim thirrjes për armë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili bëri një lutje urgjente për luftëtarët e huaj për të ndihmuar vendin e tij gjatë fundjavës.

Matthews, i cili mori pjesë në shumë misione në Afganistan dhe Irak, do të fluturojë për në Poloni të hënën përpara se të kalojë kufirin dhe të takojë një kolonel ukrainas, i cili ka rënë dakord ta "armatosë" atë dhe 21 të tjerë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat