1 mijë kore në Evropë dhe Amerikën Latine këndojnë për paqen në Ukrainë

Bota

1 mijë kore në Evropë dhe Amerikën Latine këndojnë për paqen në Ukrainë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:36
Kore

1 mijë kore janë themeluar vetëm disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Këto sot kanë kënduar për paqen në sheshet e Spanjes, Portugalisë dhe tetë vende tjera.

805 kore në Spanjë, 160 në Portugali, dhe 52 në tetë vende të tjera në Evropë dhe Amerikën Latine u regjistruan për të kënduar në 185 qytete në mesditën e së dieles.

Kënga kryesore që po këndojnë këto kore të dielen në mesditë ishte “Dona Nobis Pacem” që do të thotë (Na jep paqe).

Koret nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Luksemburgu, Brazili, Argjentina, Meksika dhe Venezuela, janë regjistruar për të marrë pjesë në këndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat