Rusia thotë se ka rekrutuar 16 mijë luftëtarë të Lindjes së Mesme

Bota

Rusia thotë se ka rekrutuar 16 mijë luftëtarë të Lindjes së Mesme

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:42
Ushtarëve sirianë u ofroheshin deri në pesë mijë e 900 euro në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në Ukrainë

Rusia thotë se ka regjistruar rreth 16 mijë rekrutë nga Lindja e Mesme, me mediet sociale në Siri të vërshuara me kërkesa që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.

“Rekrutimi në Ukrainë është tamam si ne rekrutuam në Libi, ka përfaqësues në rajone”, tha një rekrutues për BBC-së.

“Ju keni të drejtë të ndryshoni vendimin tuaj pasi të aplikoni. Askush nuk do t’ju detyrojë të shkoni”, shtoi ai.

Ushtarëve sirianë u ofroheshin deri në pesë mijë e 900 euro në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në Ukrainë.

Ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, tani përballet me një rritje të çmimit të gjërave thelbësore si gruri, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga Ukraina dhe Rusia – duke e bërë ofertën ruse të duket edhe më joshëse.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe lajmet shtetërore ruse pretendojnë se ushtarët sirianë duan të kthejnë favorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat