Ramazan i vështirë për palestinezët: Nuk e përballojmë dot rritjen e çmimeve

Bota

Ramazan i vështirë për palestinezët: Nuk e përballojmë dot rritjen e çmimeve

Më: 4 prill 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka hyrë me çmime të rritura në Bregun Perëndimor, duke ia vështirësuar edhe më shumë situatën familjeve të varfra palestineze atje.

Shumë prej tyre thonë se nuk e përballojnë dot shtrenjtimin e produkteve bazë dhe naftës këto javët e fundit, ndërkohë që të ardhurat nuk kanë mbajtur të njëjtin hap me hovin e çmimeve.

“Situata ekonomike në vend është e rëndë, sepse ka një rritje të ndjeshme të çmimeve, sidomos për artikujt ushqimorë, e kjo ndërsa kemi hyrë ne muajin e Ramazanit, që është pikërisht muaji kur shtohet konsumi i ushqimeve më tepër sesa në ditët e zakonshme. Janë rritur çmimet e të gjithë artikujve bazë si vaji, pulat, sheqeri e mielli“, thotë tregtari Osaid Abu Rumaila.

“Çmimet janë shumë të larta, kjo rritje nuk është normale. Një kilogramë mish pule ka shkuar 6.25 dollarë, 1 kilogram domate 3.13 dollarë, një kile patëllxhanë 3.13 US dollars. I ndihmoftë Zoti njerëzit me këto çmime”, shprehet shitësi Hazem Zabalah.

“Ramazani është muaj i shenjtë, dhe për pikërisht për këtë arsye, gjerat duhet të ishin më të lira këtë muaj, por çmimet kanë marrë të përpjetën“, thotë Anan Al-Masry, banor i Nablusit.

Autoriteti Palestinez po përjeton dhe ai një krizë financiare në përkeqësim, e rreth 140,000 punonjës publikë janë paguar vetëm 75-80 për qind të pagës së tyre mujore në një kohë kur shumë përballen me detyrime sociale dhe shpenzime shtesë që vijnë bashkë me muajin e Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat