Në tre muaj janë vetëvrarë të paktën 5 biznesmenë rusë, ndër to tre prej tyre dyshohet se kanë vrarë edhe pjesëtarët e familjes para se të kryenin vetëflijim.
Katër nga viktimat thuhet se ishin të lidhur me një nga filialet e gjigantit energjetik rus të Gazprom.
Fillimisht një zyrtar i lartë u gjet i vdekur në vilën e tij në fshatin Leninsky pranë Leningradit më 30 janar 2022, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.
RIA raportoi se në vendin e ngjarjes u gjet një shënim vetëvrasjeje dhe se hetuesit po hetonin vdekjen si një vetëvrasje.
Vetëm një muaj pas kësaj ngjarje, një tjetër drejtues i lartë i Gazprom u gjet i vetëvrarë në të njëjtin fshat. Alexander Tyulakov u gjet i vdekur në garazhin e tij më 25 shkurt, sipas Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur ruse.
CNN i ka kërkuar Komitetit Hetues të Rusisë reagim për dy rastet, por nuk ka marrë përgjigje.
Mikhail Watford, një miliarder rus me origjinë ukrainase, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Surrey, Angli më 28 shkurt.
Një tjetër biznesmen rus, Vasily Melnikov, u gjet i vdekur së bashku me familjen e tij në Nizhny Novgorod në fund të marsit, sipas gazetës ruse Kommersant. Melnikov zotëronte MedStom, një kompani e furnizimeve mjekësore.