OKB raporton se numri i viktimave të civilëve në Ukrainë ka tejkaluar 3 mijë

Bota

OKB raporton se numri i viktimave të civilëve në Ukrainë ka tejkaluar 3 mijë

Nga: V.N Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:47
Foto e luftës në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka thënë se numri i të vdekurve të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 3 mijë njerëz, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Numri prej 3,153 të vrarëve deri më tani përfaqëson një rritje prej 254 nga e premtja. OHCHR tha se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, duke përmendur vështirësitë e aksesit dhe përpjekjet e vazhdueshme konfirmuese.

Shumica e viktimave u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore, tha zyra e të drejtave, pa ngarkuar përgjegjësi.

Në një luftë të egër, numri i vrasjeve vetëm se është duke u rritur me kalimin e ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat