Ministri Kuleba: Kalaja e fabrikës Azovstal ende nuk është rrëzuar

Bota

Ministri Kuleba: Kalaja e fabrikës Azovstal ende nuk është rrëzuar

Nga: V.N Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:58
foto ilustrim

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka hedhur poshtë pretendimet ruse se qyteti jugor i Mariupol është tani nën kontrollin e plotë të Rusisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitter, ai tha se fabrika e çelikut Azovstal, e cila mbetet xhepi i fundit i luftëtarëve ukrainas në qytet, ende mban.

Forcat ruse godasin çdo ditë luftëtarët dhe civilët atje, thotë ai, me sulme të pafundme, duke përfshirë bombardime dhe zjarr artilerie.

Evakuimi i fundit i një grupi civilësh, nën kujdesin e OKB-së, nga kompleksi industrial dëshmon se "aty ku ka vullnet politik në Rusi, ky mekanizëm mund të funksionojë", thotë ai.

"Por ne shohim se ata ngurrojnë të lënë njerëzit të shkojnë dhe çdo lëvizje tjetër kërkon shumë punë... dhe shumë presion mbi Rusinë," shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat