Korridoret humanitare nga Azovstal do të rihapen

Bota

Korridoret humanitare nga Azovstal do të rihapen

Nga: V.N Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:11
Foto e luftës në Ukrainë

Ushtria ruse thotë se do të hapë korridoret humanitare nga kompleksi i rrethuar i çelikut Azovstal për tre ditë nga e enjtja, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Bota sot.

Ushtria tha se rrugët për të dalë nga uzina e Mariupolit do të hapen nga ora 08:00 deri në 18:00 me orën e Moskës më 5, 6 dhe 7 maj.

Gjatë kësaj kohe forcat ruse do të ndërpresin aktivitetet ushtarake dhe do të tërheqin njësitë në një distancë të sigurt, tha ushtria në një postim në internet.

Nuk kemi dëgjuar ende asgjë për evakuime të mundshme nga zyrtarët ukrainas.

Dhjetra civilë u evakuuan nga uzina Azovstal në fund të javës së kaluar, me një grup të madh prej tyre që udhëtonin për në Zaporizhzhia të kontrolluar nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat