“Nuk dua të mendoj për politikën”

Bota

“Nuk dua të mendoj për politikën”

Nga: A.SH Më: 9 maj 2022 Në ora: 14:43
Ella, në mes, në funeralin e të shoqit

Familja e një ushtari vullnetar ukrainas, i vrarë nga forcat ruse dhe i varrosur javën e kaluar në fshatin e tij në rajonin lindor të Donbasit, kaluan Ditën e Fitores në shtëpi, duke shmangur në heshtje çdo diskutim për presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin e tij, raporton BBC, transmeton Bota sot.

"Unë nuk dua të mendoj për politikën," tha e veja e Ivan Naduty, Ella.

“Nuk doja që ai të shkonte në luftë sepse e dija se kjo mund të ndodhte. Mendova se ishte më e rëndësishme që djali ynë të kishte babanë pranë tij. Por Vanya ishte një njeri kokëfortë. Kështu ai doli vullnetar ditën e nesërmen të pushtimit. Ai tha se duhej të shkonte, të na mbronte dhe të mbronte vendin e tij. Ai ishte një njeri i mirë”.

Image
Ushtarët ukrainas qëllojnë për përshëndetje në funeral

 

Të premten e kaluar, ushtarët ukrainas iu bashkuan të gjithë fshatit në varreza, duke gjuajtur një përshëndetje dhe duke hedhur dheun mbi arkivolin e tij.

“Lavdi heronjve tanë. Babai im më tha se si ishte të luftoje kundër nazistëve. Tani po ndodh e njëjta gjë. Njerëz të pafajshëm po vdesin. Çfarë mund të them më shumë? Faleminderit, Britani, që na ndihmove.” tha Ivan Tagamlyk, një plak fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat