Rusia ndalon 154 anëtarë të Dhomës së Lordëve

Bota

Rusia ndalon 154 anëtarë të Dhomës së Lordëve

Nga: A.SH Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Rusia ka ndaluar hyrjen në vend të 154 anëtarëve të Dhomës së Lordëve në përgjigje të vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar zyrtarët rusë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ministria e Jashtme ruse tha se këta 154 persona "kanë dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sanksioneve anti-ruse të Londrës" që synojnë krijimin e kushteve për "izolimin politik të Rusisë dhe shkatërrimin e ekonomisë së saj".

Ministria tha se ata "përdorën autoritetin e tyre për të nxitur histerinë anti-ruse në Mbretërinë e Bashkuar" dhe "i nënshtruan kursit politik rusofobik të qeverisë konservatore britanike".

Muajin e kaluar, Rusia ndaloi kryeministrin Boris Johnson dhe ministra të tjerë të lartë të hynin në vend për shkak të qëndrimit "armiqësor" të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat