Pas kapjes së qytetit port të Mariupolit nga trupat ruse, kryebashkiaku Vadim Boichenko paralajmëron për rrezikun nga sëmundjet infektive, përcjell "Bota sot".
Ujërat e zeza dhe depozitimi i plehrave nuk funksiononin më dhe temperaturat u rritën.
“Prandaj, mjekët tanë po raportojnë rrezikun që mund të shfaqet këtë verë: shpërthime të sëmundjeve infektive si dizenteria dhe të tjera”, tha Boitschenko.
Ai ndodhet edhe vetë në qytetin e Mariupolit.