Orban kritikon BE-në për sanksionet ndaj naftës ruse

Bota

Orban kritikon BE-në për sanksionet ndaj naftës ruse

Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:02
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka kritikuar Komisionin Evropian, duke thënë se ata kanë bërë sjellje të papërgjegjshme në lidhje me mënyrën se si është trajtuar një ndalesë e propozuar e naftës ruse.

Duke marrë pjesë në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel, ai sugjeroi se Komisioni, i cili i punon ligjet për vendet anëtare, kishte dështuar të negocionte siç duhet embargon me vendet anëtare.

“Energjia është një çështje serioze. Ne kemi nevojë për zgjidhje dhe më pas sanksione”, tha ai, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat