Publikohen pamjet e para: Keshtu rrezikuan jetën e tyre pilotët ukrainas për të furnizuar ushtarët në fabrikën Azovstal

Bota

Publikohen pamjet e para: Keshtu rrezikuan jetën e tyre pilotët ukrainas për të furnizuar ushtarët në fabrikën Azovstal

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 21:56
Fluturimi i tyre, sipas videos së publikuar, është i ulët, në mënyrë që të shmanget sulmi rus.

Ushtria ukrainase mbrojti fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol për gati tre muaj.

Mbrojtësit ishin vendosur në bodrumet e fabrikës, shpesh pa ushqim dhe ilaçe dhe pamjet e publikuara së fundmi tregojnë pilotët ukrainas që rrezikojnë jetën e tyre, duke fluturuar me helikopterë Mi-8 përmes hapësirës ajrore të kontrolluar nga Rusia për të furnizuar ushtarët e rrethuar në Azovstal, shkruan “Express.co.uk” të mërkurën.

Fluturimi i tyre, sipas videos së publikuar, është i ulët, në mënyrë që të shmanget sulmi rus.

Pilotët u ulën në pjesë të shkatërruara të fabrikës së çelikut gjatë misioneve që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, javën e kaluar i quajti "vetëvrasëse". Ata u transportuan ushtarëve armë, municione, ilaçe dhe ushqime.

Para ca ditësh, ushtarët që ishin brenda në këtë fabrikë janë dorëzuar te rusët, e më herët edhe civilët.

Rusia nuk arriti të marrë nën kontroll qytetin port, Mariupol, deri në dorëzimin e ushtarëve ukrainas që ishin brenda në fabrikë.

Mariupoli vlerësohet se është qyteti tash për tash më i shkatërruar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Ky qytet është i rëndësishëm për rusët, pasi lidh Krimenë e aneksuar më 2014 nga Rusia me Donbasin, të cilin e përbëjnë rajonet separatiste Luhansk e Donetsk.

Aktualisht, Rusia ka koncentruar shumicën e forcave të saj në Donbas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat