Më shumë se 260 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga nazistët rusë

Bota

Më shumë se 260 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga nazistët rusë

Nga: A.M Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:43
Fotografi ilustruese.

Gjithsej 262 fëmijë janë "vrarë nga nazistët rusë" gjatë luftës në Ukrainë, ka pohuar parlamenti i vendit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Verkhovna Rada citoi sot shifrën nga të dhënat e mbledhura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shifra e zymtë vjen pasi UNICEF zbuloi se të paktën dy fëmijë janë vrarë çdo ditë që nga fillimi i luftës më shumë se 100 ditë më parë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se tre milionë fëmijë të bllokuar në Ukrainë tani kanë nevojë për ndihmë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat