Ku është gjykata që dënoi dy britanikët?

Bota

Ku është gjykata që dënoi dy britanikët?

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:48
Harta

Këtë pasdite se tre burra që kishin luftuar në ushtrinë e Ukrainës - dy britanikë dhe një maroken - janë dënuar me vdekje nga një gjykatë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Gjykata është në një pjesë të rajonit lindor të Donetskut, të cilin separatistët pro-rusë e shpallën si "Republika Popullore e Donetskut" në vitin 2014.

Rusia e njohu atë rajon separatist - dhe fqinjin separatist "Republikën Popullore Luhansk" - disa ditë para pushtimit të shkurtit.

Rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk përbëjnë Donbasin.

Ushtria ruse ka përqendruar përpjekjet e saj në këtë fushë në muajt e fundit, duke ecur përpara në Luhansk dhe Donetsk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat