Paralajmërohet rritja e numrit të fëmijëve që punojnë në të gjithë globin

Bota

Paralajmërohet rritja e numrit të fëmijëve që punojnë në të gjithë globin

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Numri i fëmijëve që punojnë mund të rritet me 9 milion deri në fund të këtij viti, thotë zyrtari i lartë i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Që nga pandemia e koronavirusit, bota ka parë një rritje të përdorimit të fëmijëve punëtorë, paralajmëroi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në prag të së dielës, 12 qershorit, Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.

Shifrat nga shumë vende tregojnë një prirje në rritje të punës së fëmijëve në periudhën pas pandemisë për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, tha të shtunën për Anadolu Agency, Benjamin Smith, zyrtari i lartë i organizatës për punën e fëmijëve.

Përpara pandemisë, kishte rreth 160 milionë fëmijë që punonin në mbarë botën, tha Smith, por 9 milionë fëmijë të tjerë mund të bashkohen në radhët e punëtorëve deri në fund të këtij viti.

Duke nënvizuar se fëmijët që punojnë në përgjithësi gjenden në ekonominë informale, ai tha se gjendja e keqe financiare e fëmijëve luan një rol të rëndësishëm në këtë situatë.

Sipas zyrtarit të ILO-së, 70 përqind e fëmijëve që punojnë janë në sektorin e bujqësisë.

Sipas një raporti të përbashkët nga ILO dhe UNICEF, rreth gjysma e 160 milionë fëmijëve që punojnë, të moshës 5-17 vjeç, janë të punësuar në punë të rrezikshme.

Që nga viti 2008, rajonet e Azisë-Paqësorit, Amerikës së Jugut dhe Karaibeve bënë përparim të qëndrueshëm në uljen e numrit të fëmijëve që punojnë, ndërsa situata në Afrikë u përkeqësua edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat