Hungaria drej reduktimit të importeve të gazit rus, Szeged investon në energjinë gjeotermale

Bota

Hungaria drej reduktimit të importeve të gazit rus, Szeged investon në energjinë gjeotermale

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Hungaria po  kërkon të reduktojë varësinë nga gazi rus dhe një nga qytetet e sa më të mëdha po investon në energjinë gjeotermale.

Szeged është qyteti i tretë më i madh në Hungari me rreth 200 mijë banor, ku ngrohja e apartamenteve varet tërësisht nga gazi i importuar nga Rusia.

Në vitet e fundit Szeged ka nisur një projekt të ri për të përdorur energjinë gjeotermale.

“Pas meje është pusi i sistemit gjeotermik të lagjes Tarján. Për ta bërë energjinë gjeotermale energji të rinovueshme me të vërtetë duhet të shpojmë pranë pusit prodhues dhe dy puseve të tjera  gjithashtu. Puset janë rreth 2000 metra. Dhe ujin termal e prodhojmë nga thellësia 1500 m dhe 1900 m nga shtresa gjeologjike e vendosur aty”.

Edhe pse Hungaria është e pasur me energji gjeotermale, ajo ka qenë e pashfrytëzuar deri më tani.

Zëvendësimi i gazit me energji gjeotermale do të zvogëlojë emetimet e gazit serrë të qytetit me 60 për qind thonë inxhinierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat