Rusët përdorën harta ukrainase të vitit 1969 në nisje të pushtimit

Bota

Rusët përdorën harta ukrainase të vitit 1969 në nisje të pushtimit

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:40
harta

Hetuesit e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës konstatuan se disa nga komandantët rusë, që pushtuan territorin ukrainas në nisje të invazionit, përdorën harta topografike të Ukrainës që datojnë nga viti 1969.

Siç raporton BBC, kjo bëhet e ditur nga dokumentet e gjetura nga Shërbimi i Ukrainës, në vendin e rretheve të rajonit të Kharkivit, që aktualisht gjendet nën pushtimin rus.

Rusët nuk i përditësuan hartat, e kjo dëshmohet pasi nuk figurojnë disa zona banimi në qytetet Saltiv e Kharkov, që u ndërtuan në fillimin e viteve të 70-ta.

Mungojnë gjithashtu edhe rezervuarët Travyansk dhe Murom, që u ndërtuan po ashtu në vitet e 70-ta.

Kufiri shtetëror mes Ukrainës dhe Rusisë, në hartat që i posedojnë rusët është i vizatuar me laps, për shkak se në atë kohë vendet ishin nën sundimin e Bashkimit Sovjetik.

Sot u regjistrua dita e 145-t qëkur nisi lufta në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat