Separatistët pro-rus caktojnë gjykimin e pesë të huajve të akuzuar si mercenarë

Bota

Separatistët pro-rus caktojnë gjykimin e pesë të huajve të akuzuar si mercenarë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 14:44
Kjo pamje e marrë prej Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut, tregon britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dhe marokenin Brahim Saadoun të kapur nga forcat ruse gjatë një konflikti ushtarak në Ukrainë. 8 qershor 2022.

Separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, kanë caktuar datën 15 gusht si datë për gjykimin e pesë të huajve të akuzuar se iu bashkuan forcave të armatosura ukrainase si mercenarë.

Udhëheqësit e asaj që separatistët e quajnë Republika Popullore e Donjeckut (DNR) thanë më 12 gusht se Matias Gustavsson i Suedisë, Vjekoslav Prebeg i Kroacisë dhe britanikët John Harding, Andrew Hill dhe Dylan Healy do të përballen me gjyq.

Sipas separatistëve, të pesë personat akuzohen si mercenarë, përgatitje për aktivitete terroriste dhe kryerjen e aktiviteteve me qëllim marrjen e pushtetit.

Nëse shpallen fajtorë, burrat mund të përballen me dënimin me vdekje.

Muajin e kaluar, ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe e dënoi atë që e quajti "shfrytëzimin" e të burgosurve të luftës dhe civilëve për qëllime politike pas kapjes së Healy dhe Hill.

Një tjetër britanik, Paul Ury, i cili u kap së bashku me Healy dhe Hill, vdiq në korrik ndërsa ishte në paraburgim të separatistëve.

Në fillim të qershorit, dy britanikë të tjerë: Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe një shtetas maroken, Saaudun Brahim, u dënuan me vdekje nga separatistët për "veprimtari mercenare".

Të tre thonë se po shërbenin në ushtrinë ukrainase kur u kapën nga separatistët pro-rusë derisa luftonin me forcat ruse.

Britania, Kombet e Bashkuara, Ukraina dhe Gjermania kanë dënuar dënimet me vdekje të dhëna ndaj ushtarëve që luftuan në krah të ushtrisë ukrainase./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat