​9000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

Bota

​9000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:24
Ilustrim

Pothuajse gjashtë muaj pas luftës me Rusinë, Ukraina regjistron 9 000 ushtarë ukrainas të vrarë, raportoi sot komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, Valeriy Zalushnyi.

Zalushnyi nuk dha asnjë informacion lidhur me personat e zhdukur, të burgosur dhe të plagosur.

Në funksion të deklaratave të mëparshme nga Kievi, vëzhguesit besojnë se numri aktual i viktimave është dukshëm më i lartë.

Në korrik, presidenti Volodymyr Zelensky tha se ai kishte dhënë medalje pas vdekjes për më shumë se 3 500 ushtarë. Një nga këshilltarët e tij, këshilltari presidencial ukrainas Oleksii Arestovych deklaroi më herët se numri i viktimave në Ukrainë kishte arritur në 10 000.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse kanë vrarë mbi 45 000 banorë, një shifër që nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Vetë Moska nuk ka dhënë asnjë informacion për humbjet në radhët e saj për një kohë të gjatë. /DPA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat