Irani mbyll kufirin me Irakun pas shpërthimit të dhunës në Bagdad

Bota

Irani mbyll kufirin me Irakun pas shpërthimit të dhunës në Bagdad

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Irani ka mbyllur kufirin e tij me Irakun dhe u ka kërkuar qytetarëve të tij që të shmangin udhëtimet në vend, sipas një zyrtari të lartë, pas shpërthimit të dhunës pasi kleriku i fuqishëm shiit Moqtada al-Sadr tha se do të tërhiqej nga politika.

Të paktën 20 persona u vranë në përleshjet e rënda në kryeqytetin irakian, Bagdad, të hënën kur, pas njoftimit të Sadrit, mbështetësit e tij sulmuan një ndërtesë qeveritare dhe u përleshën me grupet rivale.

Miliona iranianë udhëtojnë në qytetin irakian të Qerbelasë çdo vit për festën fetare Arbain që shënon fundin e një periudhe zie 40-ditore për nipin e Profetit Muhamed, Imam Huseinin.

Arbaini kët vit do të festohet në datat 16-17 shtator.

“Kufiri me Irakun u mbyll. Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, iranianët duhet të shmangin udhëtimin në Irak deri në njoftimin e mëtejshëm”,sipas  zëvendësministrit të Brendshëm Majid Mirahmadi.

Televizioni shtetëror tha se Irani kishte pezulluar të gjitha fluturimet për në Irak deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të trazirave të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat