Rrezik për një katastrofë bërthamore? Imazhet satelitore tregojnë tri dëmtime në çatinë e Zaporizhzhia

Bota

Rrezik për një katastrofë bërthamore? Imazhet satelitore tregojnë tri dëmtime në çatinë e Zaporizhzhia

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh në Europë, Zaporizhzhia, teksa rreziku për një katastrofë bërthamore është më i mundshëm se kurrë.

E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet të mbërrijë në termocentral, për të vlerësuar situatën.

Frika për një aksident të mundshëm bërthamor u intensifikua nga fotot satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, në të cilat tri vrima – ndoshta nga bombardimet – mund të shihen në çatinë e fabrikës.

Zyrtarët e stacionuar në Ukrainë nga Rusia thanë sot se një sulm raketor ukrainas shpërtheu një vrimë në çatinë e një objekti magazinimi të karburantit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat