​Biznesmeni irlandez humb jetën tragjikisht

Bota

​Biznesmeni irlandez humb jetën tragjikisht

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:35
Cyrus Mistry

Cyrus Mistry, një biznesmen irlandez me origjinë indiane dhe ish-president i konglomeratit indian Tata Sons, vdiq sot në një aksident trafiku, kur makina e tij goditi një gardh në rrugën në Indinë perëndimore, tha policia.

Aksidenti ndodhi në një urë mbi një lumë në distriktin Palghar të shtetit Maharashtra të Indisë, afër Mumbait, u tha gazetarëve një zyrtar i policisë.

Mistry (54) ishte kryetar i grupit Tata Sons për pesë vjet derisa u rrëzua nga bordi i kompanisë në tetor 2016. Ai e kundërshtoi vendimin por gjykata më e lartë e Indisë la në fuqi shkarkimin e tij.

Politikanë dhe biznesmenë reaguan të tronditur ndaj lajmit për vdekjen e Mistry.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se Mistry ishte një udhëheqës premtues i biznesit që besonte në aftësitë ekonomike të Indisë.

"Largimi i tij është një humbje e madhe për botën e tregtisë dhe industrisë," tha ai.

Mistry mbante 18.4 për qind të aksioneve në Tata Sons përmes kompanisë së tij Cyrus Investments Pvt. Ltd. Pasuria e tij neto ishte rreth 10 miliardë dollarë, që nga viti 2018. Ai iu bashkua kompanisë së ndërtimit familjar dhe ishte menaxher i përgjithshëm i saj në 1991. Ai la pas gruan dhe dy djemtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat